“Po ç’do aq larg bre Raqkë?!”/ Ironizon Tedi Blushi: I braktisur nga korçarët, Sotiraqi ka filluar të flasë me pakistanezët!

Shqipëria

“Po ç’do aq larg bre Raqkë?!”/ Ironizon Tedi Blushi: I braktisur nga korçarët, Sotiraqi ka filluar të flasë me pakistanezët!

Më: 12 maj 2023 Në ora: 13:05
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një reagim në Facebook ka ironizuar kandidatin e PS në Korçë. Blushi shprehet se ai ndjehet i braktisur nga korçarët dhe se në këtë mënyrë ka filluar të flasë me pakistanezët.

STATUSI:

KANDIDATI PAKISTANEZ I “RILINDJES” NË KORÇË!

Sotiraq Filo kandidon për Kryetar Bashkie në Pakistan! Po ç’do aq larg bre Raqkë?!

Shihni si i rrit “talking about” edhe “google trends”!

I braktisur nga korçarët, Sotiraqi ka filluar të flasë me pakistanezët! Nuk ka faj! Korça nuk e do dhe nuk e dëgjon më!

Më 14 Maj Korça voton për Ndryshimin, për Ledina Alollin dhe #BashkëFitojmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat