Zgjedhjet e 14 majit, OSBE del me thirrjen e fortë për qytetarët

Shqipëria

Zgjedhjet e 14 majit, OSBE del me thirrjen e fortë për qytetarët

Më: 12 maj 2023 Në ora: 13:41
OSBE

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vetëm dy ditë para ditës së zgjedhjeve të 14 majit për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj, ka bërë apel qytetarëve që të dalin dhe të marrin pjesë në votime.

Në apelin e OSBE drejtuar qytetarëve thuhet se e diela e 14 majit është dita që ato duhet të vendosin për qytetin dhe për fshatin ku banojnë.

Ndër të tjera në mesazh theksohet se të gjithë duhet që të votojnë dhe zëri i tyre të dëgjohet.

“Ka mbi 200 të diela në 4 vjet, por vetëm 1 për të vendosur për të ardhmen e qytetit apo fshatit tënd. Bëhu pjesë e festës së demokracisë, duke ushtruar të drejtën dhe detyrën tënde qytetare më 14 maj. Çdo votë vlen! Shko voto! Bëje zërin tënd të dëgjohet!”, shkruan OSBE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat