“Boçi ka bërë një fushatë të shkëlqyer në Elbasan”, Berisha: Do festojë i pari fitoren bashkë me kandidatët e Kamzës dhe Vorës

Shqipëria

“Boçi ka bërë një fushatë të shkëlqyer në Elbasan”, Berisha: Do festojë i pari fitoren bashkë me kandidatët e Kamzës dhe Vorës

Më: 12 maj 2023 Në ora: 13:44
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot tre bashkitë ku do të numërohet elektronikisht dhe pritet që fituesit të dalin shpejtë, do të shënojnë fitoren e kandidatë të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë.

“Në këto tre bashki do të fitojë PD-ja. Luçiano Boçi ka bërë një fushatë të jashtëzakonshme në Elbasan dhe bashkë me Arjan Hoxhën dhe Indrit Hoxhën do të festojnë fitoren” u shpreh Berisha në konferencën për shtyp.

Në zgjedhjet e 14 majit, në Bashkitë e Kamzës, Elbasanit dhe Vorës do të zhvillohet votimi.

Numërimi elektronik dhe pritet që rezultati të dalë rreth 30 minuta pas mbylljes së qendrave të votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat