Zgjedhjet e 14 majit, Petro Koçi mesazh Benet Becit

Shqipëria

Zgjedhjet e 14 majit, Petro Koçi mesazh Benet Becit

Më: 12 maj 2023 Në ora: 13:55
Petro Koçi

Deputeti i Partisë Socialiste i ka dërguar një mesazh kandidatit të PS për Bashkinë e Shkodrës, Benet Becit për zgjedhjet e 14 majit. Ai i uron fitoren, ndërsa e ka cilësuar si profesorin e politikës që do të bëjë të mundur t’i japë fund luftës së klasave në Shkodër.

“I dashur Benet,

E di qe nuk jam i ngarkuar me ndonje pergjegjesi direkte per fushaten ne Shkoder, por nuk mund te rri pa te te shkruar publikisht nja dy rreshta qe deshmojne sa i pershtypur jam nga kultura e re dhe unike e fushates tende ne ate vend te bekuar me emrin Shkoder, ku flitet ndofta dialekti me i bukur i gjuhes shqipe.

Shkodra ka vuajtur 80 vjet nga lufta e klasave.

50 vjet prej tyre u sunduan nga lufta komuniste e klasave. Shkodra nuk i duron dot regjimet. Ka nje popull qe banon ne brigje ujrash qe rrjedhin.

30 vjet u sunduan nga lufta antikomuniste e klasave. Nje vuajtje simetrike e paparashikuar, por qe u aktivizua egersisht me inspirim nga Tirana politike. Nga e njejta politike 50 vjecare pararendese.

Lufte klasash e ndare ne dy faza; e para nen sistemin monist, e dyta nen sistemin pluralist.

E para e ligjeruar de jure, e dyta e ushtruar de facto.

Benet, ti je i pari ne ate vend qe si profesor politik na mesove te gjitheve se si lufta e klasave mund te marre fund ne Shkoder!

Ta baft zoti mbar!”- shkroi Koçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat