Ambasadorja greke informon ndërkombëtarët për arrestimin e Belerit, niset drejt komisariatit të Vlorës

Shqipëria

Ambasadorja greke informon ndërkombëtarët për arrestimin e Belerit, niset drejt komisariatit të Vlorës

Më: 12 maj 2023 Në ora: 13:58
Konstantina Kamitsi

Ambasadorja e Greqisë në vend Konstantina Kamitsi ka informuar ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Shqipëri për arrestimin e kandidatit për kryebashkiak të Himarës Fredi Beleri.

Ambasadorja Kamitsi pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, është nisur për në Komisariatin e Policisë së Vlorës, për të takuar nga afër Belerin. Më herët, sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme, ambasadorja greke kishte bërë një vizitë përkatëse në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë. 

Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”.

Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s'ka prova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat