“Do ju regjistrojmë traktorin, na jepni votat”, deputeti i PD tregon incidentin me kryebashkiakun e Maliqit: Punësime fiktive e asistenca sociale, PS në panik

Shqipëria

“Do ju regjistrojmë traktorin, na jepni votat”, deputeti i PD tregon incidentin me kryebashkiakun e Maliqit: Punësime fiktive e asistenca sociale, PS në panik

Më: 12 maj 2023 Në ora: 14:49
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar sërish në lidhje me incidentin që ndodhi në Vreshtas të Maliqit, ku u konfliktua me kryebashkiakun e kësaj bashkie, Gëzim Topçiun.

Ai tha për News24 se PS-në e ka kapur paniku për humbjen e zgjedhjeve lokale të 14 majit.

“Mora vesh që kishte takim me traktoristët, që të regjistroheshin targat. I pyeta disa traktoristë për këtë gjë, dhe më thanë se kishte lidhje dhe me fushatën. Pasi kishte mbaruar mitingun, Topçiu kishte kërkuar votat. Shkova në komisariatin e policisë në Maliq ku bëra denoncim për aktivitet të paligjshëm elektoral. Pasi kolaudimi i targave të mjeteve bujqësore nuk është kompetencë e bashkisë. Ai kishte marrë dhe dhëndrin e vetë që ka përgjegjës te kolaudim. Ndaj meje ushtruan presion dhe fyerje stafi i bashkisë. Shkova dhe bëra kallëzim penal në komisariatin e Maliqit. Kam njoftuar OSBE, PD-në dhe struktura të tjera.

Nuk ka pse të përfshihet Topçiu në çështjen e regjistrimit të mjeteve. I ka zënë paniku për humbjen që i pret dhe përdorin të gjitha format. Premtojnë që do të kryejnë punë dhe shërbime që i takojnë shtetit. ‘Ne do ju regjistrojmë traktorin, ju na jepni votat’. Ky është deformim i rezultatit. Është blerje votash. Këtu ka varfëri dhe mjerim. Do e marri përgjigjen kjo qeveri të dielën. Ky mashtrues që thotë se do lidhet me tren elektrik Maliqi me pyllin e Fazanëve, ku banorët nuk kanë bukë të hanë. Të gjitha resurset shtetërore po i përdorin. Siç është dhe ndihma ekonomike. Ka futur me qindra njerëz në punë që t’i marrë votën. Jep leje ndërtimi për hapje dritaresh, për ndërtim muri, me qëllim që t’i japin votën. Ndajnë karburantin, që se kanë ndarë për gjithë vitin.”, tha Spaho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat