Dalin detaje të reja nga arrestimi i Belerit në Himarë, ja si do i dërgonte ndihmësin e tij për të blerë votat

Shqipëria

Dalin detaje të reja nga arrestimi i Belerit në Himarë, ja si do i dërgonte ndihmësin e tij për të blerë votat

Më: 12 maj 2023 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbuluar nga përgjimet për shitjen e votave që çuan në arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. 

Bashkëpunëtori i drejtësisë që ka firmosur marrëveshje bashkëpunimi me autoritetet, gjatë marrjes së parave ka bërë diskutim me ndihmësin e Belerit. Pasi është rënë dakord për 400 mijë lekë të vjetra për tetë persona, ai i ka thënë se ka gjetur edhe një votues të nëntë për të cilin ka kërkuar para.

Ndihmësi i Belerit nuk pranon për të dhënë para për votuesin e nëntë duke thënë “vetëm kaq sa kemi folur se me atë e kemi rregulluar vetë”.

Në fakt thonë burimet e Anila Hoxhës, bashkëpunëtori i drejtësisë nuk ka folur me asnjëri nga tetë emrat që ju treguan në një nga takimet Fredi Belerit.

Dhe gjatë takimit ku ai u vonua si taktikë hetimore nga prokuroria dhe policia e Vlorës, në kohën që bashkëpuntori vonohet pak minuta, ndihmësi telefonon Belerin. Ky i fundit i kërkon të presë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat