Omeri për zgjedhjet në Shqipëri: Beteja më e madhe në Tiranë, pason Shkodra

Shqipëria

Omeri për zgjedhjet në Shqipëri: Beteja më e madhe në Tiranë, pason Shkodra

Më: 12 maj 2023 Në ora: 18:18
Klesiana Omerin

Fushatë e qetë.

Kështu e cilëson gazetarja Klesiana Omerin procesin parazgjedhor në Shqipëri.

Ajo në një lidhje direkte për Info Magazine në Klan Kosova ka thënë se fushata ka qenë ndryshe nga herët tjera, duke mos u bazuar në takime të mëdha me qytetarë.

Omeri ka theksuar në anën tjetër se më 14 maj, betejat më të mëdha do të zhvillohen në kryeqytet si dhe në qytetin verior të Shkodrës.

“Beteja në Tiranë do të bëhet në mes të Veliajt dhe Këlliqit. Derisa Shkodra do të jetë sfidë edhe për PS-në pasi që nuk ka arritur ta drejtojë asnjëherë deri më tani. Beteja mbetet edhe në Shkodër”, ka thënë Omeri.

Në përgjithësi në mbarë Shqipërinë, ajo ka theksuar se sfida do të jetë mes PS-së së Ramës dhe koalicionit “Bashkë të fitojmë” i Berishës dhe Metës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat