Pak para zgjedhjeve, mbërrijnë në Durrës materialet zgjedhore

Shqipëria

Pak para zgjedhjeve, mbërrijnë në Durrës materialet zgjedhore

Më: 12 maj 2023 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Nën masa të larta sigurie, kamionët e ushtrisë kanë sjellë pranë KZAZ-ve të bashkisë edhe pjesën e fundit të  materialeve zgjedhore.  Fillimisht ato kanë mbërritur në KZAZ-në më të madhe që ka bashkia e Durrësit, në KZAZ-në nr.21 pranë pallatit të sportit.

Bashkia e Durrësit ka 4 zona të administrimit zgjedhor komisionet e të cilëve do të jenë të vendosura në të njëjtat ambiente si në proceset e mëparshme zgjedhore. KZAZ-ja nr. 21 është e vendosur te pallati i sportit “Ramazan Njala”, ajo nr.22 te palestra e shkollës 9-vjeçare “Marie Kaçulini”, KZAZ-ja nr.23 te shkolla “Jan Kukuzeli” dhe KZAZ-ja nr.24 te palestra e gjimnazit “Leonik Tomeo”.

Gjatë së shtunës, në ditën e heshtjes zgjedhore, materialet do të shpërndahen në të gjitha qendrat e votimit, të vendosura kryesisht në ambiente publike, po nuk mungojnë dhe ato private, për t’i hapur rrugë procesit të votimit gjatë së dielës.

Materialet zgjedhore mësohet se kanë mbërritur dhe në KZAZ-në e Shijakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat