Orët e fundit të fushatës, Qosja dhe Salianji shoqërohen nga varg i gjatë makinash me qytetarë në Kavajë

Shqipëria

Orët e fundit të fushatës, Qosja dhe Salianji shoqërohen nga varg i gjatë makinash me qytetarë në Kavajë

Më: 13 maj 2023 Në ora: 00:15
Qosja dhe Salianji

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për bashkine e Kavajes, Fisnik Qosja dhe deputeti Ervin Salianji kanë zhvilluar sot (e premte) edhe takimet e fundit në zonë në prag të heshtjes zgjedhore përpara 14 majit.

Ata janë shoqëruar nga varg i gjatë makinash me qytetarë të Kavajes, me entuziazem per fitore në bashkinë që ka qenë bastion i demokratëve.

Pak përpara heshtjes zgjedhore, Qosja shkruajti në faqen e tij në Facebook se pas 14 majit rivali i tij, kryebashkiaku në detyrë do t’i përkasë të shkuarës së qytetit.

Statusi i Qosjes

VOTONI MASIVISHT ME 14 MAJ!🤝

VOTONI 1️⃣✅

Të nderuar miq, pas mesnate fillon heshtja zgjedhore dhe ky është mesazhi im i fundit në këtë fushatë të jashtëzakonshme!

14 Maj po vjen, dita e qytetarëve po vjen, dita e fitores tonë të thellë po vjen 🤝

Kemi shkelur në çdo pëllëmbë të territorit të Bashkisë Kavajë!

Kemi shtrënguar me mijëra duar, kemi shkëmbyer me mijëra shikime plot shpresë, kemi zhvilluar mijëra biseda të sinqerta në çdo cep të territorit të Bashkisë Kavajë, nga qyteti, në Golem, Synej, Luz të Vogël e Helmas!

Kemi gjetur mbështetje kudo dhe rrugës tonë drejt fitores i janë bashkuar ditë pas dite qytetar të çdo moshe, e të çdo kahu politik,  të rinj të reja, familjar, të moshuar, profesionist, fermer sipërmarrës pa dallim!

Njerëz që e duan Kavajën pra miq, të cilët na janë bashkuar rrugës e që e kanë transformuar këtë rrugëtim, në një marrshim masiv e të pandalshëm drejt fitores tonë të thellë me 14 Maj!

Fushata ime, e mbështetesësve të mi, e demokratëve pa dallim, e zgjedhësve të lirë, pra fushata jonë miq ka qenë frymëzuese, e drejtë, e  ndershme!

Jemi përpjekur t’i japim zë çdo kavajasi, çdo ekzistence në komunitetin tonë të madh! Kemi prezantuar ndoshta programin më të mirë dhe ambicioz për Kavajën dhe jemi krenar për këtë!

Të gjitha këto me kanë dhenë forcë e frymëzim për të ecur dhe për të marrshuar pa pushim drejt fitores bashkë me ju.

Nga ana tjetër, nuk kemi asgjë!

Një katër vjeçar që e ka zhveshur qytetin nga identiteti dhe dinjiteti i tij!

Asnjë ide, asnjë program, asnjë model!

Një mefshtësi për të vënë kujën!

Alternativa e tyre e vetme është babëzia, vjedhja, grykësia, paaftësia, shtrengimi i qytetarëve me vendin e punës apo me bukën e gojës!

Kësaj panorame i janë shtuar dhe pamjet e shëmtuara të mercenarëve, xhepistëve dhe fajdexhive të Tiranës të cilët e kanë kapur prej fyti drejtuesin aktual!

Çka e ka shëmtuar akoma më shumë në sytë e qytetarëve!

Me keqardhje e them. Por kundërshtari im nuk e kuptoj asnjëherë peshën e Qytetarit të Parë!

Pas 1 dite ai do t’i përkasë harresës dhe kjo është një e mirë dhe për të!

Të dashur miq,

Dita për të zgjedhur po vjen!

Unë ju kërkoj besimin tuaj, votën tuaj, kërkoj të jem Qytetari Juaj i Parë, e bashkarisht të ndryshojmë kurs  e të nisim një përpjekje të madhe për t’i dhënë Kavajës dinjitet, për ta bërë atë me të jetueshme e me të begatë për komunitetin tonë të madh! Për një Bashki më pranë halleve të përditshme të qytetarëve!

Me 14 Maj, të gjithë bashkë t’i kthehemi vlerave dhe traditave të këtij vendi të bekuar nga Zoti!

Ky është premtimi im për Ju.

Votoni  numrin 1!

#14MajDitaeNdryshimit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat