“Alternativa e PS vetëm babëzia dhe vjedhja”, kandidati i ‘BF’ Fisnik Qosja: Bashkë do t’i kthejmë dinjitetin Kavajës

Shqipëria

“Alternativa e PS vetëm babëzia dhe vjedhja”, kandidati i ‘BF’ Fisnik Qosja: Bashkë do t’i kthejmë dinjitetin Kavajës

Më: 13 maj 2023 Në ora: 11:20
Fisnik Qosja

Pak para heshtjes elektorale, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja ka përfituar për të bërë thirrjen e tij të fundit ndaj qytetarëve, për pjesëmarrje në zgjedhje.

Në mesazhin e tij, Qosja rendit disa arsye se pse qytetarët kavajas duhet t’i drejtohen kutive të votimit, ndërsa thekson se alternativa e PS-së është vetëm babëzia dhe vjedhja.

MESAZHI

VOTONI MASIVISHT ME 14 MAJ!🤝
VOTONI 1️⃣✅
Të nderuar miq, pas mesnate fillon heshtja zgjedhore dhe ky është mesazhi im i fundit në këtë fushatë të jashtëzakonshme!
14 Maj po vjen, dita e qytetarëve po vjen, dita e fitores tonë të thellë po vjen 🤝
Fushata jonë ka qenë një model qytetarie dhe përgjegjësie! Kemi respektuar themelin, kontratën me njerëzit!
Kemi shkelur në çdo pëllëmbë të territorit të Bashkisë Kavajë!
Kemi shtrënguar me mijëra duar, kemi shkëmbyer me mijëra shikime plot shpresë, kemi zhvilluar mijëra biseda të sinqerta në çdo cep të territorit të Bashkisë Kavajë, nga qyteti, në Golem, Synej, Luz të Vogël e Helmas!
Kemi gjetur mbështetje kudo dhe rrugës tonë drejt fitores i janë bashkuar ditë pas dite qytetar të çdo moshe, e të çdo kahu politik, të rinj të reja, familjar, të moshuar, profesionist, fermer sipërmarrës pa dallim!
Njerëz që e duan Kavajën pra miq, të cilët na janë bashkuar rrugës e që e kanë transformuar këtë rrugëtim, në një marrshim masiv e të pandalshëm drejt fitores tonë të thellë me 14 Maj!
Fushata ime, e mbështetesësve të mi, e demokratëve pa dallim, e zgjedhësve të lirë, fushata jonë miq ka qenë frymëzuese, e drejtë, e ndershme, entuziaste!
Jemi përpjekur t’i japim zë çdo problemi e çdo shqetësimi në komunitetin tonë të madh!
Kemi prezantuar programin më të mirë dhe ambicioz për Kavajën dhe jemi krenar për këtë!

Të gjitha këto me kanë dhenë forcë e frymëzim për të ecur dhe për të marrshuar pa pushim drejt fitores bashkë me ju.
Nga ana tjetër, nuk kemi asgjë!
Një katër vjeçar që e ka zhveshur qytetin nga identiteti dhe dinjiteti i tij!
Asnjë ide, asnjë program, asnjë model!
Një mefshtësi për të vënë kujën!
Alternativa e tyre e vetme është babëzia, vjedhja, grykësia, paaftësia, shtrengimi i qytetarëve me vendin e punës apo me bukën e gojës!
Kësaj panorame i janë shtuar dhe pamjet e shëmtuara të mercenarëve, xhepistëve dhe fajdexhive të Tiranës të cilët e kanë kapur prej fyti drejtuesin aktual, çka e ka shëmtuar akoma më shumë në sytë e qytetarëve!
Me keqardhje e them, por kundërshtari im nuk e kuptoi asnjëherë peshën e Qytetarit të Parë!
Pas 1 dite ai do t’i përkasë harresës dhe kjo është një e mirë dhe për të dhe patjetër një çlirim i madh për Kavajën!
Të dashur miq,
Dita për të zgjedhur po vjen!
Me dorën në zemër , ju ftoj ta ushtroni pa mëdyshje dhe masivisht të drejtën tuaj më të shtrenjtë, të drejtën e VOTËS!
Unë ju kërkoj besimin tuaj, votën tuaj, kërkoj të jem Qytetari Juaj i Parë, e bashkarisht të ndryshojmë kurs e të nisim një përpjekje të madhe për t’i dhënë Kavajës dinjitet, për ta bërë atë me të jetueshme e me të begatë për komunitetin tonë të madh! Për një Bashki më pranë halleve të përditshme të qytetarëve!
Me 14 Maj, të gjithë bashkë t’i kthehemi vlerave dhe traditave të këtij vendi të bekuar nga Zoti!
Ky është premtimi im për Ju.
Votoni numrin 1!
#14MajDitaeNdryshimit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat