I shpallur në kërkim për transport të emigrantëve të paligjshëm, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër

Shqipëria

I shpallur në kërkim për transport të emigrantëve të paligjshëm, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër

Më: 13 maj 2023 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

I shpallur në kërkim si bashkëpunëtor për transportimin e kundërligjshëm të 10 emigrantëve (rast i goditur më 3 shkurt 2023), kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë falë bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Lushnjë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, si rezultat i punës lokalizuese për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për raste të goditura më parë, kanë ndaluar dhe vënë në pranga, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë, shtetasin e shpallur në kërkim R. S., 30 vjeç, banues në fshatin Golem i Vogël, Lushnjë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se më datë 03.02.2023, ka bashkëpunuar me shtetasin D. S. (i arrestuar në flagrancë), për transportimin e kundërligjshëm, kundrejt pagesave, të 10 emigrantëve, me qëllim kalimin e kufirit, drejt vendeve të BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykata së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat