Vangjel Dule reagon për arrestimin e Fredi Belerit

Shqipëria

Vangjel Dule reagon për arrestimin e Fredi Belerit

Më: 13 maj 2023 Në ora: 12:38
Vangjel Dule

Vangjel Dule e ka quajtur një proces parodi arrestimin e kandiatit të “Bashkë fitojmë”, Fredi Beleri dhe ka thënë se nuk ka asnjë arsye, juridike, politike apo njerëzore që Fredi Beleri të qendrojë i arrestuar.

“Nuk ka arsye juridike politike dhe njerëzore që zoti Fredi Beleri dhe zoti Pandeli Kokaveshi të qëndrojnë qoftë edhe një sekondë më tepër të ndaluar.

E kërkon logjika që të lirohen menjëherë. Ishte një vendim i paralajmëruar që pasi u ekzekutua vendimi i paralajmëruar u përpoqën të krijojnë kushtet edhe faktet. Kemi një proces parodi.

Qëllimi është një dhe i vetëm të rrëmbejnë sërish përfaqësimin politik të bashkisë së Himarës. Vendimet e gjykatave çdo qytetar ka të drejtë t’i kontestojë. Kur humbet logjika merre me mend ç’shpresë mund të ketë”,-tha Vangjel Dule.

Dule ishte i pranishëm në Gjykatën e Vlorës ku po mbahet edhe seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj kandiatit të “Bashkë fitojmë”, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat