Shitblerje vote pak orë para zgjedhjeve, ndalohet në flagrancë vëllai i kandidatit të PD-së në Mallakastër

Shqipëria

Shitblerje vote pak orë para zgjedhjeve, ndalohet në flagrancë vëllai i kandidatit të PD-së në Mallakastër

Më: 13 maj 2023 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Shkëlqim Kapllanaj, vëllai i Agron Kapllanajt, kandidat i PD-së në Mallakastër.

Burime pranë Drejtorisë së Policisë Fier bëjnë me dije se mbrëmjen e sotme është ndaluar Shkëlqim Kapllanaj, administrator i Kompanisë “Shkëlqimi 007”, i cili dyshohet për blerje vote dhe po ashtu për goditje për shkak të detyrës ndaj Administratorit të Njësisë Administrative Fratar shtetasin SH.K. si dhe për veprën penale dëmtim prone.

Shoqërimi i këtij shtetasi u bë në flagrancë nga forcat e Policisë. 

Materialet do t’i referohen Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat