Zgjedhjet në Shqipëri nisin me dhunë: Kandidati i PS-së sulmohet nga simpatizanti i PD-së

Shqipëria

Zgjedhjet në Shqipëri nisin me dhunë: Kandidati i PS-së sulmohet nga simpatizanti i PD-së

Më: 14 maj 2023 Në ora: 07:15
Kolonjë

Kandidati i PS-së në Kolonjë, Erion Isai gjatë orëve të mbrëmjes është sulmuar nga një simpatizant i PD-së, pranë fshatit Qinam.

Isai ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij kur e kanë ndalur në rrugë dhe është goditur.

Siç raportohet, nuk ka pasur ndërhyrje nga shoqëruesit e Isait por është njoftuar policia e cila ka shoqëruar të dyshuarin.

“Mbi ngjarjen e ndodhur në mesnatë në Kolonjë, ku u dhunua kryetari i bashkisë Kolonjë Erion Isai, nga informacionet e para bëhet me dije se kryebashkiaku ka qenë në Qafëzezë duke u kthyer në banesën e vet, kur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ethem Lumani së bashku me disa simpatizantë të opozitës kanë bllokuar rrugën dhe e kanë kërcënuar Isain. Njeri nga simpatizantët e PD, Esmerald Kacolli, që kishte bllokuar rrugën i është afruar Isait duke e goditur me grusht në fytyrë. Pas kësaj ngjarje mësohet se kryetari i bashkisë Kolonjë ka shkuar në komisariat për të bërë denoncimin përkatës ndersa eshte shoqeruar personi qe e ka goditur.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat