Zgjedhjet lokale nisin me probleme teknike, kreu i KQZ-së nuk voton dot

Shqipëria

Zgjedhjet lokale nisin me probleme teknike, kreu i KQZ-së nuk voton dot

Më: 14 maj 2023 Në ora: 07:44
Celibashi nuk ka mundur të votojë për shkak të një problemi teknik

Procesi i votimit ka nisur me probleme teknike në një qendër votimi në Tiranë.

Bëhet fjalë për qendrën e votimit votimit në shkollën “Dëshmorët e Lirisë” , ku kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi shkoi për të votuar këtë mëngjes, për të dhëne ndër të tjera edhe mesazhin për të gjithë shqiptarët që të ushtrojnë të drejtën e votës.

Sakaq Celibashi nuk ka mundur të votojë për shkak të një problemi teknik, pasi aparatura e identifikimit të zgjedhësve nuk funksionon.

Në një prononcim për mediet, Celibashi tha se problemi do të rregullohet së shpejti.

Gjithashtu është raportuar se në disa qendra votimi tjera në vend është hasur e njëjta problematikë.

Sot zhvillohen zgjedhjet lokale për 61 krybashkiakët e rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat