Pezullohet procesi i votimit në disa qendra të njësisë 5 në Tiranë, shkak problemet me pajisjet elektronike

Shqipëria

Pezullohet procesi i votimit në disa qendra të njësisë 5 në Tiranë, shkak problemet me pajisjet elektronike

Më: 14 maj 2023 Në ora: 08:29
Procesi zgjedhor

Ka nisur me problematika të shumta procesi i votimit në vend, ndërsa në disa nga pikat e votimit të njësisë numër 5 në Tiranë është pezulluar procesi.

Gazetarja Doris Sallaku bën me dije se qytetarëve që janë paraqitur për të votuar në disa nga qendrat e votimit të kësaj njësie, u është thënë të largohen e të paraqiten pas dy orësh për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve të identifikimit.

Edhe ata pak qytetarë që janë paraqitur për shkak të motit me shi, po hasin problematika të shumta në votim.

Dhe, jo vetëm në Tiranë por edhe në qytetet e tjera të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat