Voton presidenti Bajram Begaj: Vota e qytetarit bën ndryshimin

Shqipëria

Voton presidenti Bajram Begaj: Vota e qytetarit bën ndryshimin

Më: 14 maj 2023 Në ora: 09:14
Bajram Begaj

Ka përfunduar procesin e votimit në KZAZ nr 33 presidenti i Republikës Bajram Begaj.

Gjatë deklaratës së tij për mediat, presidenti i ka bërë thirrje qytetarëve të bëjnë ndryshimin me anë të ushtrimit të së drejtës së votimit.

“Çdo shtetas i Republikës me të drejtë vote sot ka ditën që të mund të dëgjohet. Që vota e tij të dëgjohet fjala dhe pushteti i votës mund të bëje ndryshimin. Unë e kam thënë që këto votime nuk janë të partive, janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve”, tha presidenti.

Begaj votoi në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat