​Kandidatët për kryetar bashkie në Roskovec, presin së bashku rezultatin e votimit

Shqipëria

​Kandidatët për kryetar bashkie në Roskovec, presin së bashku rezultatin e votimit

Më: 14 maj 2023 Në ora: 14:20
Foto nga takimi

Kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Roskovecit, Majlinda Bufi dhe kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Erdit Hazizaj teksa vijon procesi i votimit për zgjedhjet e 14 majit, po e ndjekin atë së bashku.

Bufi dhe Hazizaj janë shfaqur së bashku duke konsumuar një kafe, në pritje të përfundimit të votimit, që më pas do të përcaktojë se kush prej tyre do të drejtojë bashkinë për 4 vitet e ardhshme, shkruan atsh.

Në të gjithë vendin vijon procesi i votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive.

Në zgjedhjet vendore të 14 majit garojnë në total 23 mijë e 907 kandidatë për kryetarë bashkie dhe këshilla bashkiakë. Konkretisht në garë për kryetarë bashkie janë regjistruar 144 kandidatë, ndërsa 23 mijë e 763 kandidatë të tjerë garojnë për këshillat bashkiakë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat