Dhunohet qytetari në Roskovec/ Policia: Dy persona dolën nga makina dhe e qëlluan, po hetojmë rastin

Shqipëria

Dhunohet qytetari në Roskovec/ Policia: Dy persona dolën nga makina dhe e qëlluan, po hetojmë rastin

Më: 14 maj 2023 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Një person është dhunuar ditën e sotme në Roskovec. Ai pretendon se dy persona kanë dalë nga automjeti dhe e kanë goditur. Lajmi është konfirmuar nga policia përmes një njoftimi zyrtar, ku theksohet se dy personat e dyshuar janë shoqëruar në komisariat dhe po iu merret dëshmia lidhur me ngjarjen.

Personi i dhunuar ka akuzuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë akt, ndërsa ngjarje pretendohet të ketë ndodhur pranë qendrës së votimit me nr 3061 në Roskovec.

Në datë 14.05.2023, në orën 14:00, në Komisariatin e Policisë Fier është paraqitur shtetasi T. C., 31 vjeç, banues në Suk 1, i cili kallëzon se në fshatin Suk 1, nga dy automjete kanë zbritur disa persona dhe e kanë goditur me pëllëmbë në kokë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë njoftuar menjëherë prokurorin e gatshëm. Shtetasit T. C. po i merret kallëzimi i plotë për këtë rast. 

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, 2 autorë të dyshuar, shtetasit H. S., 42 vjeç dhe K. C., 49 vjeç, të dy banues në Roskovec, të cilëve po u merret dëshmia në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Po punohet për shoqërimin e shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë rast”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat