Publikohet skandali i madh, kryetarja e Komisionit fsheh poshtë tavolinës fletët e votimit

Shqipëria

Publikohet skandali i madh, kryetarja e Komisionit fsheh poshtë tavolinës fletët e votimit

Më: 14 maj 2023 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Ditën e sotme ka nisur votimi në të gjithë Shqipërinë për të zgjedhur kryetarët e rinj të Bashkive në vend ku nuk kanë munguar as incidente dhe denoncime.

Në një video të shpërndarë në internet kanë nisur dyshimet se në një qendër votimi Kryetarja e komisionit fsheh një fletë poshtë tavolinës.

Kjo ka hapur dyshime duke ngritur pyetjet se çfarë ishte ajo fletë e cila po fshihej dhe pse u fut poshtë tavolinës.

Të gjitha këto dyshime erdhën pasi në video duket kryetarja e komisionit e cila pasi fut fletën e dyshimtë poshtë tavoline dhe më pas ul mbulesën për të mos u vënë re.

Ende nuk dihet se çfarë ishte ajo fletë por videoja po qarkullon në të gjithë rrjetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat