Jola Hysa debat me Flamur Gjuzin: Largohu nga qendra e votimit

Shqipëria

Jola Hysa debat me Flamur Gjuzin: Largohu nga qendra e votimit

Më: 14 maj 2023 Në ora: 17:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Një tjetër incident është shënuar gjatë procesit zgjedhor, këtë herë në Romanat të Durrësit.

Raportohet se sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun për PD, Jola Hysa ka debatuar me Flamur Gjuzin.

Hysa i ka kërkuar këtij të fundit që të largohet nga qendra e votimit, por Gjuzi ka pretenduar se ndodhet aty nën cilësinë e vëzhguesit në llogari të Partisë Socialiste.

Megjithatë, situata është qetësuar dhe procesi zgjedhor ka vijuar normalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat