Gazetari Robert Papa tregon se çfarë fshihet pas arrestimit të Fredi Belerit dy ditë para zgjedhjeve

Shqipëria

Gazetari Robert Papa tregon se çfarë fshihet pas arrestimit të Fredi Belerit dy ditë para zgjedhjeve

Më: 14 maj 2023 Në ora: 18:33
Robert Papa

I ftuar në një intervistë televizive gazetari Robert Papa ka deklaruar se kryeministri Edi Rama i druhet humbjes në Himarë dhe kjo frikë është reflektuar në arrestimin e kandidatit të djathtë, Fredi Beleri.

“Pas klithmave të Ramës, arrestimi është bërë nga ai. E ka kapur një frikë në Himarë. Rama i ka hyrë një problemi të madh, sepse ndikimi i lobit grek është i madh. Indirekt nxitën më shumë votues të vinin nga Greqia për të votuar. Mund ta arrestonin të hënën”, u shpreh gazetari.

Reagimin e kryeministrit grek për arrestimin e Belerit, Papa e cilëson të manovër politike.

“Micotaqis mos të fryhet shumë. Ai Himarën e përdor politikisht. Në këtë rast ka të drejtë se është arrestuar një kandidat. Por për ta kthyer në një politikë me Vorio Epir, ia kemi dhënë përgjigjen në 97-n. Nuk është hera e parë, në këtë rast jam me kryeministrin tim. Është nxituar, mund ta arrestonte të hënë. Pastaj për ta arrestuar për shkelje mund të arrestonte këtë të Tiranës”, tha Papa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat