Mbyllet orari zyrtar i votimit për zgjedhjet lokale

Shqipëria

Mbyllet orari zyrtar i votimit për zgjedhjet lokale

Më: 14 maj 2023 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Mbyllet orari zyrtar i votimit. Urdhri i KQZ është shumë i qartë për të gjithë komisionerët.

Kryekomisionieri Ilirjan Celibashi tha se në të gjitha qendrat e votimit në të cilat do të ketë qytetarë që presin në radhë, procesi do të jetë i hapur deri kur qytetari i fundit të shprehë vullnetin e tij.

Deri në 18:00 kanë votuar 36.39 e votuesve në të gjithë vendin. Kukësi, Dibra dhe Tirana janë 3 bashkitë me pjesëmarrjen më të madhe në votime.

Në Kukës, pjesëmarrja është 51.96%, në Dibër 43.5% dhe në Tiranë 40.24%. Raportimet për këto shifra janë kryer nga 2662 qendra votimi, nga 5213 në total.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat