Aksident i rëndë në Divjakë, ndërron jetë 40-vjeçari që lëvizte me motor

Shqipëria

Aksident i rëndë në Divjakë, ndërron jetë 40-vjeçari që lëvizte me motor

Më: 14 maj 2023 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme, ku një 40-vjeçar ka mbetur viktimë si pasojë e përplasjes.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Divjakë-Gradishte”, në vendin e quajtur “Mëhallëz”, ku automjeti tip “Benz” me drejtues 56-vjeçarin me iniciale Q. Ç. është përplasur me motomjetin me drejtues 40-vjeçarin me iniciale B. E.

Personi që drejtonte automjetin është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Divjakë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Divjakë-Gradishte”, në vendin e quajtur “Mëhallëz” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. Ç., 56 vjeç, banues në Divjakë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. E., 40 vjeç, banues në Kamenicë, Divjakë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi B. E.

Shtetasi Q. Ç. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat