Fitorja e kandidatit të PS-së në Vorë, reagon Veliaj: Kemi fituar bindshëm një bashki historikisht të djathtë

Shqipëria

Fitorja e kandidatit të PS-së në Vorë, reagon Veliaj: Kemi fituar bindshëm një bashki historikisht të djathtë

Më: 14 maj 2023 Në ora: 21:23
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas fitores së thellë në Vorë të kandidatit socialist Blerim Shera.

Veliaj shkruan se fitorja e dytë për Qarkun e Tiranës, me 74 %, do të shërbejë për ta çuar Vorën përpara.

Postimi në “Facebook”:

Fitorja e dytë në rang vendi vjen nga Qarku i Tiranës. Fituam me 74 % Bashkinë e Vorës, për t’i shërbyer me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj.

Jam i ndërgjegjshëm që kemi fituar bindshëm një bashki historikisht të djathtë, ndaj e shohim me përulësi e mirënjohje të jashtëzakonshme një besim kaq të madh.

Bravo Blerimit dhe skuadrës së tij, dhe punë të mbarë nga nesër për t’a çuar Vorën gjithnjë e më përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat