Hidhet nga kati i pestë i pallatit, vdes në vend 52-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Hidhet nga kati i pestë i pallatit, vdes në vend 52-vjeçari në Tiranë

Më: 16 maj 2023 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Një 52-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit. Policia thotë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë zonës së Brrylit në kryeqytet.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e motiveve, të cilat e detyruan 52-vjeçarin t’i jepte fund jetës.

Njoftmi i Policisë:     

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2023, te Brryli, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati, shtetasi G. C., 52 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat