Goditi me grusht kandidatin socialist të Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, gjykata le të lirë autorin

Shqipëria

Goditi me grusht kandidatin socialist të Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, gjykata le të lirë autorin

Më: 16 maj 2023 Në ora: 14:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjykata e Korces liroi nga burgu Esmeraldo Kacollin, i cili u arrestua mbrëmjen e së shtunës pas një konflikti në fshatin Qinam, ku mbështëtës të kandidatit të djathte E’them Lumani, janë përplasur fizikisht me Erion Isain dhe mbështetësit e tij.

Gjykata ka vendosur qe Kacolli te hetohet dhe gjykohet ne gjendje te lire,pasi vepra penale ne ngarkim te tij nuk ishte e rrëzikshmerise se larte.

Avokati i Kacollit pohoi se ne vendimin e gjykates ka ndikuar edhe deklarimi i kryebashkiakut Erjon Isai, per normalizim te marredhenieve me Kacollin.

Pas denoncimit të Isait, mbremjen e se shtunes, policia e Kolonjës arrestoi në flagrancë Kacollin me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”, dhe proçedoi në gjendje të lirë mbështetësin tjetër të opozitës Xhemal Kalo për veprën penale “pengim të qarkullimit të mjeteve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat