Goditi me grusht kryetarin e bashkisë Kolonjë Erion Isai, gjykata lë të lirë Esmeraldo Kacollin

Shqipëria

Goditi me grusht kryetarin e bashkisë Kolonjë Erion Isai, gjykata lë të lirë Esmeraldo Kacollin

Më: 16 maj 2023 Në ora: 14:41
Esmeraldo Kacolli

Gjykata e Korçës ka lënë të lirë Esmeraldo Kacollin i cili 3 ditë më parë u përfshi në një konflikt me kryetarin e bashkisë së Kolonjës Erion Isai duke e goditur këtë të fundit me grusht.

Sipas asaj që thotë gjykata Kacolli do të hetohet në gjendje të lirë pasi nuk paraqet rrezikshmëri të lartë.

Ngjarja ndodhi natën e heshtjeve zgjedhore në afërsi të fshatit Qinam mes simpatizantëve të BF dhe Erion Isait dhe stafit të tij.

Ngjarja është konfirmuar nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat