“Më ke sharë me libër shpie”, Gruda ia thotë në sy Veliajt momentin e sikletshëm

Shqipëria

“Më ke sharë me libër shpie”, Gruda ia thotë në sy Veliajt momentin e sikletshëm

Më: 16 maj 2023 Në ora: 23:32
Grida Duma, Erion Veliaj

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, sonte komentoi procesin zgjedhor, ku pas rezultateve të së dielës, ai fitoi sërish mandatin e tretë në kryeqytetin shqiptar.

Por, gjatë një diskutimi me ish-deputeten e Partisë Demokratike në Shqipëri, Grida Guma, tashmë moderatore, kjo e fundit ia ka kujtuar atij një moment paksa të sikletshëm.

Ajo ia përmendi Veliajt çastin kur ishte fyer rëndë nga ai.

“Tani të them, se mu kujtua diçka tjetër, ndryshe nga ajo që më the shoqe, ndërkohë ne nuk ishim takuar fare”, shtoi Duma.

“E mbaj mend unë në 2015 më ke futur një të sharë, po ça të share, me libër shtëpie këtu në Top Channel. Dhe unë që të kam parë me cep të syrit dhe thash, bravo Erion sepse je aty tek televizioni jotë, për t’u kthyer nuk të kthehesha dot sepse do të kthehesha me të sharë ose do përdorja gjuhë seksiste dhe kjo provonte pikërisht atë që kishe thënë ti. Kështu që e lash. Që atëherë që jam përballur me ty me buzëqeshje cinike dhe sot me buzëqeshje sportive, unë e kam ndarë mendjen. Tani pranoje që Kavaja është dështim për ty”, shtoi ajo, teksa mori një kundërpërgjigje nga Veliaj.

“Unë pranoj ca të doni ju”, ia ktheu ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat