Këshillat bashkiakë në Dibër/ PS kryeson me mandatet, “Bashkë Fitojmë” nuk i kalon 14% të votave!

Shqipëria

Këshillat bashkiakë në Dibër/ PS kryeson me mandatet, “Bashkë Fitojmë” nuk i kalon 14% të votave!

Më: 17 maj 2023 Në ora: 09:10
Zgjedhjet

Ka përfunduar numërimi i votave për këshillat bashkiakë në bashkinë Dibër dhe Bulqizë, ku kryeson Partia Socialiste.

Në Bashkinë e Dibrës kryeson Partia Socialiste me 34.35% të votave, përkthyer në 13 mandate. Forcë e dytë renditet Partia Social Demokrate me 16.57% të votave, përkthyer me 6 mandate. Forcë e tretë renditet koalicioni “Bashkë Fitojmë” me vetëm 13.14% të votave, e kthyer në 5 mandate.

Nga 1 mandat kanë marrë, PD, FRD, PAA, PR, PLL, ADK dhe Astrit Ademi.

Ka përfunduar numërimi edhe në Bashkinë Bulqizë ku PS sërish kryeson me 9 mandate, me 29.10% të votave.  Koalicioni Bashkë Fitojmë 9.94% përqind të votave, e përkthyer  me 3 mandate. PD ka fituar 1 mandat, po ashtu PAA, PLL, ALD, PD, LZHK, AD, KONS, PKSH, PASH.

Në Mat dhe në Klos ende nuk ka përfunduar numërimi, por forcë e parë renditet Partia Socialiste deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat