Veliaj: Jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën! Të mos vazhdojmë historinë me përçarje

Shqipëria

Veliaj: Jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën! Të mos vazhdojmë historinë me përçarje

Më: 17 maj 2023 Në ora: 12:07
Erion Veliaj

Pavarësisht se ka shumicën e nevojshëm për të marrë vendimet në Këshillin Bashkiak, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shprehet i hapur për të bashkëpunuar me këshilltarët e opozitës për të mirën e qytetit.

Në një intervistë për Top News, Veliaj thekson se opozita do të dëmtojë veten nëse edhe në Këshillin bashkiak do të imitojë sjelljen e saj në Parlament, duke sjellë frymën e përçarjes së Ilirit dhe të Saliut.

“Këtu pyetja nuk është a jam unë i gatshëm, sepse unë e theksova dje, jam jo vetëm i gatshëm por e dëshiroj këtë bashkëpunim. Opozita që të sqarohemi, nuk mund të ngre asnjë karton të kuq sepse nuk i ka numrat. Pra, a kemi nevojë? Jo, nuk kemi nevojë. Për Këshillin Bashkiak duhen mbi 31 vota për të marrë vendime. Ne sot kemi 34. A kemi dëshirë? Po kemi dëshirë! Ne kemi mbi numrat e nevojshëm, por dëshirë ne kemi shumë të madhe që të sjellim një frymë të re. Nëse vazhdojmë që porosit me telekomandë Saliu me Ilirin, atëherë më vjen shumë keq, por përfaqësuesit e opozitës do vazhdojnë të pakësohen, e pakësohen, e pakëson. Ju kujtoj që sot në Këshill Bashkiak ne kemi më shumë se dyfishin e numrave të koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’. Në këtë sens është shumë e rëndësishme që ata të reflektojnë.

Po vazhduan, si thotë ajo shprehja: “Definicioni i budallallëkut është të bësh të njëjtën gjë, dhe të presësh rezultat të ndryshëm”. Po bëre të njëjtën gjë të njëjtin rezultat do presësh. Nëse do bëhet dhe një imitim i Parlamentit ku fryma e Saliut dhe Ilirit është fryma e përçarjes, atëherë më vjen keq, por do dëmtojnë veten. Ajo që ka treguar historia është, se kush tregohet bujar me qytetin, qyteti ia kthen bujarinë. Kush tregohet inaçor me qytetin, dhe besnik i partisë, qyteti e penalizon. Ndaj edhe sfida është për ta. Topi është në fushën e tyre. Siç thash nuk kemi nevojë, por kemi dëshirë që të bashkëpunojmë”, deklaroi Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat