Humbi zgjedhjet, Meta nuk pranon rezultatin: Gomerët e Ramës s’do vjedhin të qetë

Shqipëria

Humbi zgjedhjet, Meta nuk pranon rezultatin: Gomerët e Ramës s’do vjedhin të qetë

Më: 17 maj 2023 Në ora: 13:19
Ilir Meta

Ilir Meta përfundoi takimin me Sali Berishën në Selinë e ‘Rithemelimit’. Më pas Meta ka pasur një takim edhe me nr. 2 të ‘Foltores’ Flamur Noka.

Gjatë një deklarate për mediet Ilir Meta tha se nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit, ku koalicioni i tij me Berishën “Bashkë Fitojmë” pësoi humbje të thellë.

Ai tha se opozita do të mbledhë të gjitha faktet për vjedhe votash nga Edi Rama, duke garantuar se “gomerët që ka zgjedhur Edi Ramës, nuk do të vjedhin më”.

“Çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen sesi mafia nën komandën e Ramës, shkatërroi procesin zgjedhor. Ky shkatërrim, tjetërsimi i votës, po dokumentohet dhe do fillojë procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimit të veprimit opozitar, në emër të mbrojtjes së votës së lirë. Garantoj që gomarët që ka zgjedhur Rama nuk do të vjedhin më”, tha Meta

Qytetarët shqiptarë iu drejtuan qendrave të votimit të dielën e 14 majit për të zgjedhur “qeveritarët vendore për katër vitet e ardhshme.

Në këto zgjedhje pjesën dërrmuese të bashkive e ka fituar Partia Socialiste, e cila ka arritur të marrë 53, ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë 7, një bashki është marrë nga partia “MEGA”, e cila është Bashkia e Finiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat