Detaje nga krimi në Elbasan, 58-vjeçari vrau kunatën me sëpatë, dyshohet për lidhje intime mes tyre

Shqipëria

Detaje nga krimi në Elbasan, 58-vjeçari vrau kunatën me sëpatë, dyshohet për lidhje intime mes tyre

Më: 17 maj 2023 Në ora: 16:40
Foto nga vendngjarja

Gazetari Igli Çelmeta ka dhënë detaje të reja lidhur me krimin në familje,  ndodhur në fshatin Kusarth në Elbasan.

Alma Qevani u godit për vdekje me sëpatë nga burri i motrës së saj.

Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se dyshohet se pista e parë ku po heton grupi hetimor është se mes tyre dyshohet se pasur një lidhje intime mes 58-vjeçarit Refik Tashi dhe kunatës së tij.

Ndërkohë është marrë në pyetje bashkëshortja e autorit të krimit dhe nëna e viktimës.

“58- ka ndjekur me vrap dhe e ka që qëlluar me sëpatë. Dyshohet që konflikti mes tyre mund të ketë qenë për lidhje intime dhe ky mund të ketë qenë edhe shkaku kryesor. 58-vjeçari pasi ka qëlluar me sëpatë 44-vjeçaren dhe më pas është larguar nga vendi i krimit. Gruaja është dërguar menjëherë në spital nga familjarë të saj, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra”, raportoi ndër të tjera gazetari Çelmeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat