“U dhanë dy mesazhe të forta”, ekspertët “zbërthejnë” fushatën e zgjedhjeve lokale

Shqipëria

“U dhanë dy mesazhe të forta”, ekspertët “zbërthejnë” fushatën e zgjedhjeve lokale

Më: 17 maj 2023 Në ora: 21:39
Foto nga emisoni

Në zgjedhjet e 14 majit, Partia Socialiste arriti të marrë pjesën dërrmuese të bashkive të vendit. Por, cfarë mesazhesh u dhanë nga fushata elektorale nga veriu në jug të vendit. Kjo temë u diskutua sot në studion e emisionit “Bardh a Zi” në ABC News.

Avokati Idajet Beqiri tha se në fushatë u përcollën dy mesazhe të forta. Sipas tij, mesazhi i parë dhe kryesori ishte që qytetarët shqiptarë nuk duan dyushon politike Meta-Berisha, kurse mesazhi i dytë ishte që zgjedhjet lokale nuk duhen trajtuar si politike.

“Cila rini nuk doli? Rinia e PS doli, votuan ata. Pse ata e nxjerrin rininë? U dhanë dy mesazhe: Mesash i parë, që politika e vjetër që nga ka ngrënë jetën dhe dy kokat, që krijuan nga bashkë fitojmë janë të urryes dhe duhen të zhduken. Ky mesazh u dha. Shkoni dhe nuk keni më vend këtu. Me3sahji i dytë, ishte që këto zgjedhje mos i ktheni në politike, Mos zgjidhni kandidatët politikë sepse duke zgjedhur ata, ju po dëmtoni vendin. U zgjodhën njerëzit e punës”, tha ai.

Eksperti për pushtetin vendor, Agron Haxhimihali, duke analizuar shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhje, u shpreh se qytetarët e kanë humbur besimin tek institucionet e politikës shqiptare.

“ Pjesëmarrja duhet parë në shumë fusha. Ka rënë thellësisht besimi tek institucionet e politikës. Nëse e trajtojmë rininë me ngjyrë. Kjo rini ka goditur thellë sistemin e demokracisë dhe nuk beson tek asnjëra palë”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, pedagogut Irlis Cela u shpreh se rinia nuk motivohet që të përfshihet në politikë, pasi modelet që promovohen janë kopje e liderit të vjetër.

“Ata që i konsiderojmë politikanë të rinj janë kopje e politikanëve të vjetër. Ne nuk i motivojmë ata të përfshihen”, theksoi ai.

Analisti Plator Nesturi, shprehu një tjetër mëndim duke thënë se kjo fushatë ishte e lodhshme, pa mesazhe dhe gjithçka u përqendrua tek beteja politike qendrore se sa tek emrat, të cilët ishin në garë për pushtetin lokal.

“Nuk pati fushatë, e lodhshëm, nuk dha mesazhe dhe u përqendrua gjithçka në beteja politike dhe realisht nuk kishte një garë, nuk e bënë garën kandidatët dhe u luajt mbi selitë qendrore dhe me figurat e mëdha. Në bashki të veçanta kanë pasur garë në komunitet. Nuk ka pasur fushatë reale për problemet e komunitetit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat