A do të largohet Berisha? Spahiu paralajmëron betejë të frikshme në PD

Shqipëria

A do të largohet Berisha? Spahiu paralajmëron betejë të frikshme në PD

Më: 17 maj 2023 Në ora: 22:44
Kreshnik Spahiu

Analisti Kreshnik Spahiu në një lidhje me skype në emisionin Top Story tha se beteja sapo ka filluar në Partinë Demokratike.

Sali Berisha është rikthyer jo për t’u larguar, sipas analistit, i cili theksoi se problemi në PD është SHBA-ja, jo Enkelejd Alibeaj, i cili dot dha dorëheqjen.

Spahiu: Basha ikën, Alibeaj iku, Berisha nuk është larguar është aty, unë jam një prej njerëzve më kontesues të Alibeajt, e ka bërë ministër Drejtësie, kam qenë opozitari, duhet të largohet nuk kam asnjë hije dyshimi, problemi nuk ka qenë as Alibeaj as ndonjë demokrat, kanë qenë SHBA. A besoni që beteja e SHBA kundër SHBA ka mbaruar pas 14 majit? Mos bëjmë sikur të fshihemi pas gishtit, problemi është absolutisht, nëse nuk do të kishin ndërhyrë SHBA kjo do ishte me Bashën kryetar me Berishën deputet i cili do jepte urdhrat në hije, problemi është shumë madhor Alibeaj as Basha, por e zgjidh Berisha, të gjithë i kërkojnë dorëheqjen Berishës, ai është kthyer për të qëndruar, jo për t’u larguar e për të ikur.

Ai është kthyer me një qëllim të kishte një grup dhe t’i tregonte SHBA që unë jam i paprekshëm dhe do të largohem nga kjo botë duke qëndruar në politikë. Çështja është nëse Berisha nuk largohet dhe nuk do largohet s’do t’i japë legjitimitet dhe Bashën që do të kthehen. Këta do lënë një mbledhje të këshillit kombëtar dhe hapet gara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat