Dorëheqja e Alibeajt/ Bushati rendit arsyet: Ja pse Basha mund të kthehet në PD

Shqipëria

Dorëheqja e Alibeajt/ Bushati rendit arsyet: Ja pse Basha mund të kthehet në PD

Më: 17 maj 2023 Në ora: 22:49
Andi Bushati

Analisti Andi Bushati tregoi në emisionin Now në Euronews Albania arsyet pse Lulzim Basha mund të kthehet në krye të Partisë Demokratike.

Sipas Bushatit, Basha nuk e ka humbur shansin politik pasi nuk është një humbës siç thotë Berisha, por është i vjedhur.

“Nëse Basha do të krijojë një rrymë të djathtë anti berishiste mund të kthehet në PD. Basha nuk e ka humbur shansin politik. Nuk është një humbës, ndryshe nga çfarë thotë Berisha, është lider i vjedhur.

Në 2021 Bashën e kanë masakruar, nuk ka humbur. Basha u bë zar ambasadash, e merrnin në zyra, i thoshin firmos non grata”, tha Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat