Bushati sulmon Ramën: E vetmja kauzë që kishte opozita iu shtrydh si limoni

Shqipëria

Bushati sulmon Ramën: E vetmja kauzë që kishte opozita iu shtrydh si limoni

Më: 18 maj 2023 Në ora: 09:50
Andi Bushati

Gazetari Andi Bushati tha se opozita e Alibeajt ishte një opozitë e caktuar nga kryeministri Rama së cilës, sipas tij “ju shtrydh si limon e vetmja fabul që kishte, ajo e non-gratës”.

Bushati tha në “Now” në Euronews Albania, se pas vendoreve të 14 majit, ne kemi parti “non-grata” që udhëheq gjithë vendin, ndërsa për dorëheqjen e Alibeajt nga posti  drejtues i Partisë Demokratike, ai tha vetëm se qëndrimi  tij pas humbjes, do të ishte i pakuptimtë.

“Ne sot kemi një forcë të madhe non grata të Shqipërisë, që shkon nga Shkodra, nga Lezha, nga Durrësi, nga Vlora dhe që është shumë më e madhe se pro-atlantistët, europistët dhe pro-perëndimorët e vulës. Pra humbën dhe numerikisht, ju shtrydh si limonë e vetmja fabul që kishin.

Kështu që të vazhdosh të bësh politikë pas kësaj më duket e pakuptueshme. Kjo opozita zyrtare, se reale është opozita tjetër, që humbi, por mori ca vota, këta të tjerët që s’morën as vota ne i quanim opozitë se  na i caktoi Edi Rama, i jepte vulë, financime, kohë mediatike. Kjo opozitë që na e caktoi Rama që s’mori vota dhe nuk ka më as fabul nuk e di ç’ti përfaqësosh”, tha Andi Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat