Humbja e thellë e opozitës, Salianji - thirrje kolegëve: Nuk është momenti për të përfituar askush me PD

Shqipëria

Humbja e thellë e opozitës, Salianji - thirrje kolegëve: Nuk është momenti për të përfituar askush me PD

Më: 18 maj 2023 Në ora: 11:13
Ervin Salianji

Nga jashtë parlamentit të Shqipërisë, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji komentoi humbjen e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Salianji tha se tashmë u vërtetua se me kryeministrin Rama nuk mund të mbahen më zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por ai shtoi se përgjegjësia duhet të fillojë nga vetë Partia Demokratike, ku të gjithë ata deputetë që kanë marrë humbje në zonat e tyre dhe nuk kanë punuar sa duhet, duhet të mbajnë përgjegjësi.

Ai shtoi se PD duhet të tejkalojë vetveten dhe të vëhet alternativë për të gjithë Shqipërinë.

“Për Partinë Demokratike ky nuk është një momet skemash për të përfituar askush. Duhet ta lexojmë drejt rezultatin. Edi Rama nuk ndryshon u bënë disa zgjedhje, është vërtetuar ajo që ne kemi thënë që është një regjim. Shqipëria nuk garanton dot zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por duke qenë se herë pas here i kthehemi të njëjtës situatë, është momenti të kemi ndryshime reale. Dhe përgjejësinë gjithësecili ta shoh në zonat ku ka bërë fushatë dhe akoma më shumë ata që nuk kanë bërë fushatë dhe e kanë dëmtuar Partinë Demokratike. Ka deputetë që nuk kanë bërë asnjë ditë fushatë, ka njerëz që kanë punuar edhe kundër, të gjithë duhet të mbajnë përgjegjëzit në raport me rezultatin. Qeveria përdor bandit dhe institucionet shtetërore, por përtej këtyre PD duhet të gjejë mekanizmat e duhur të tejkalojë vetveten dhe t’i përkasë të gjithë qytetarëve”, tha Salianji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat