Grida Duma: Ja kë do vendosja përballë Veliajt nëse do të isha në krye të PD-së!

Shqipëria

Grida Duma: Ja kë do vendosja përballë Veliajt nëse do të isha në krye të PD-së!

Më: 19 maj 2023 Në ora: 23:07
Grida Duma

E ftuar këtë mbrëmje në “Top Story”, Grida Duma foli për situatën brenda Partisë Demokratike, e cila sërish doli nga zgjedhjet me një humbje të thellë.

Kandidatët e opozitës pësuan disfatë përballë kandidatit socialist Erjon Veliaj, që rezultoi me rreth 60 mijë vota në avantazh.

E pyetur nga binjakët Veshaj se kë do të zgjidhte në garën për Tiranën nëse do të ishte në krye të Partisë Demokratike, Duma u përgjigj:

Unë ia thashë Erjon Veliajt këtë gjë kur e kisha, që sot nuk ka ende një figurë politike, me aq shumë mjete që të jetë thelbësisht politike që të dalë përballë tij. Unë strategjikisht do të kisha nxjerrë një figurë jo kaq politike. Halim Kosova, pavarësisht se PD-ja i kishte humbur zgjedhjet, sikurse e quante Rama në 2013, ishte prestigjioz në garë”.

Donald Veshaj: Pse nuk e kemi këtë garë tani?

“Sepse, me marrjen e vendimeve jo strategjike, kur ti lë mandatet, lë bashkitë në 2019, çfarë do që të bësh, nuk bën dot kuaj fitoreje që të mbështeten në potenca të mëdha të partisë”, u përgjigj Duma.

Sipas moderatores së “Top Story”, nëse do të kishte vullnet, e djathta ka mundësitë të hyjë në garë që nesër:

Mund të hyjë edhe nesër, po të dojë. Kapacitetet i ka aty. Çështja është kush do të jetë formula e kontraktualitetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat