Aksidentohet 18-vjeçarja nga Ukraina në aksin Shkodër – Lezhë, lëndohen dhe dy vajzat e tjera

Shqipëria

Aksidentohet 18-vjeçarja nga Ukraina në aksin Shkodër – Lezhë, lëndohen dhe dy vajzat e tjera

Më: 20 maj 2023 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Tre vajza kanë mbetur të plagosura në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, pasi mjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga.

Shoferja 20 vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit tip “Porsche” pranë fshatit Melgushë. Ajo dhe vajzat, që ishin pasagjere në makinë janë lënduar dhe janë dërguar në spital.

Nuk dihet nëse ka qenë gabim në drejtim apo motive të tjera që shkaktuan aksidentin, ndërkohë që pritet ekspertiza nga grupi hetimor.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në fshatin Melgushë, Vau i Dejës, automjeti tip Porsche, me drejtuese shtetasen R.P, 20 vjeçe, ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e automjetit shtetasja R.P, dhe shtetasja D. N., 20 vjeçe, të dyja banuese në Mali i Jushit, Vau i Dejes, si dhe shtetasja I. K., 18 vjeçe, banuese në Ukrainë, të cilat janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat