14 maji/ Celibashi pritet të miratojë rezultatin e zgjedhjeve për dy bashkitë më të mëdha

Shqipëria

14 maji/ Celibashi pritet të miratojë rezultatin e zgjedhjeve për dy bashkitë më të mëdha

Më: 21 maj 2023 Në ora: 10:08
Ilirjan Celibashi

Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pritet që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, të miratojë tabelat përmbledhëse zgjedhore për 2 nga bashkitë më të rëndësishme, ku u përqendrua gara e 14 majit, në Tiranë dhe në Durrës. Mbledhja publike pritet të nisë rreth orës 12:30.

Kujtojmë se Bashkinë e Tiranës Kandidati i PS, Erion Veliaj mundi  me një diferencë mbi 58 mijë vota Belind Këlliçin e koalicionit ‘berisha-Meta. Veliaj mori 54.69% (158.688 vota). Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi e ndjek në vendin e dytë me 34.58%(100351), me mbi 58 mijë vota diferencë. Kandidat i tretë u rendit Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë, i cili ka marrë 4.77% të votave ose 13835 vota. Roland Bejko i PD-së ka marrë 12.388 vora ose 4.27%. Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU ka marrë 0.73% ose 2104 vota, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 0.97% ose 2807 vota. Ndërsa sa i përket garës për Këshillin PS ka fituar bindshëm me 34 mandate ose me 50.41 % nga 61 në total. Socialistët janë ndjekur nga BF me 15 mandate 23.29 % të votave. Partia Demokratike renditet forcë e tretë me 6.79 % të votave që përkthehen në 4 mandate deri më tani. Ndërsa, PSD numëron 3 mandate ose me 4.38 %, Lëvizja Bashkë, Nisma Thurje, PDIU, LZHK dhe PR marrin nga 1 mandat.

Bashkë Fitojmë humbi një mandat në Këshillin e Tiranës dhe ja mori PSD, e cila nga 2 mandate u rrit në 3.

Ndërkohë që në bashkinë e Durrësit fituese është shpallur Emiriana Sako e Partisë Socialiste e cila kishte përballë Igli Carën e Koalicionit Bashkë Fitojmë. Sako ka siguruar fitore të thellë me 9721 vota diferencë. Ajo mori 55.57% të votave ose 48451, krahasuar me 44.43% të votave që mori Cara ose 38743. Sa i përket garës për këshilltarë PS ka marrë 28 mandate ose 50.56%, BF ka marrë 13 mandate ose 24.54%, PD renditet e treta me 5 mandate ose 9.35%. PAA e Agron Dukës ose 6.20% dhe 1 mandat ose 2.70% ka marrë PSD e Tom Doshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat