“Votën ose kokën” - Berisha publikon audion tronditëse - ja si u kërcënua 80-vjeçari

Shqipëria

“Votën ose kokën” - Berisha publikon audion tronditëse - ja si u kërcënua 80-vjeçari

Më: 21 maj 2023 Në ora: 11:11
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme një audio në rrjetet sociale.

Ai shprehet se banditët e drejtuar nga zv kryeministrja Belinda Balluku kanë kërcënuar qytetarët në këmbim të votës.

Sipas tij ky është kërcënim i bërë nga vartësit e Ballukut ndaj një 80-vjeçari në fshatin Bruç të Matit duke e cilësuar denoncim tronditës.

Statusi i plotë i Sali Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’ një denoncim sa i takon shantazheve që janë bërë sipas tij në Mat.

Në një reagim, Berisha thekson se banditë të Ballukut kanë kërcënuar një të moshuar, në këmbim të votës.

I moshuari në audo thotë se; Më thanë që; “ose duam votën, ose do të vrasim”.

DENONCIMI

Votën ose kokën!

Ky është kërcënimi që banditë të Ballukut i bënë 80 vjeçarit Arif Këputa në fshatin Bruç të rrethit Mat!

Dëgjojeni denoncimin e tij tronditës!

Lexoni mesazhin!

Dua te dennoncoj qe punonjësi i OST ne Mat z.Sajmir Hysa sebashku me shtetasin Ferit Neziri kanë kërcenuar nje qytetar ne fshatin Bruç,Nj.As Rukaj Bashkia Mat, pasi kanë kercenuar qytetarin Arif Keputa se nese nuk votojne per Agron Malaj do tju bejme cope cope. Ju kujtoj se Z.Arif Keputa eshte i moshes 80 vjec bashke me bashkshorten. Degjoni biseden

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat