“Liria fitohet, nuk dhurohet” - Ilir Meta kujton Revoltën e Spaçitet

Shqipëria

“Liria fitohet, nuk dhurohet” - Ilir Meta kujton Revoltën e Spaçitet

Më: 21 maj 2023 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përkujtuar 50-vjetorin e revoltës së Spaçit. Meta shprehet se akti vetëmohues i martirëve të Spaçit thyen mitin e paprekshmërisë së regjimit.

Ai shton se kurrë më shqiptarët nuk do të pranojnë rikthimin në diktaturë, duke theksuar se liria fitohet dhe nuk dhurohet.

“Sot është një ditë kujtese, nderimi por edhe reflektimi! Revolta e Spaçit, 50 vite më parë, është shenjuar në memorien kombëtare si simbol i shpirtit të pamposhtur, guximit njerëzor dhe sakrificës më sublime në mbrojtje të lirisë, demokracisë, shtetit ligjor dhe dinjitetit njerëzor.

Akti vetëmohues i zemërluanëve martirë të Spaçit që thyen mitin e paprekshmërisë së regjimit ishte shkreptima që ndriçoi në errësirën e kohës egërsinë e shtetit totalitar dhe që frymëzon në çdo epokë përpjekjet dhe qëndresën për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë! Kurrë më shqiptarët nuk do të pranojnë rikthim në diktaturë! Liria fitohet, nuk dhurohet”, shkruan Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat