50-vjetori i Revoltës së Spaçit/ Basha: Lëvizja më e fortë antikomuniste, burrat luftuan për interesat e vendit mbi fatet e tyre personale

Shqipëria

50-vjetori i Revoltës së Spaçit/ Basha: Lëvizja më e fortë antikomuniste, burrat luftuan për interesat e vendit mbi fatet e tyre personale

Më: 21 maj 2023 Në ora: 15:15
Lulzim Basha

Lulzim Basha ka ndarë një mesazh me rastin e 50-vjetorit të revoltës së Spaçit.

Basha  në një postim në rrjetin social shkruan se është një ndër lëvizjet më të forta antikomuniste përballë regjimit famëkeq në Shqipëri.

Kryengritja e Spaçit shënon një nga lëvizjet më të forta antikomuniste gjatë regjimit famëkeq në Shqipëri. Heronjtë e kësaj revolte do të mbeten përherë simbol i përpjekjes së shqiptarëve për t’u ndarë nga komunizmi. Burrat që u ngritën kundër regjimit gjakatar në një nga burgjet më famëkeqe komuniste, dëshmuan vendosmërinë për t’iu kundërvënë propagandës dhe mizorisë famëkeqe.

Ata qëndruan, luftuan dhe nuk u dorëzuan, duke vënë interesat më të larta të vendit mbi fatin e tyre personal. Mirënjohje përjetë heronjve që u sakrifikuan në emër të lirisë!”- shkroi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat