Zgjedhjet lokale/ KQZ miraton rezultatet për Durrësin dhe Tiranën

Shqipëria

Zgjedhjet lokale/ KQZ miraton rezultatet për Durrësin dhe Tiranën

Më: 21 maj 2023 Në ora: 19:52
Ilirjan Celibashi

Rezultati i zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë dhe Durrës u vulos këtë fundjavë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Miratojmë rezultatin e votimit për kryetar të Bashkisë Tiranë dhe tabelat përmbledhëse nga kandidati fitues për kryetar të Bashkisë Tiranë zoti Erion Veliaj 158 mijë e 856, për zotin Belind Këlliçi, kandidati i mbështetur nga kolaicioni “Bashkë Fitojmë” 100 mijë e 425, zoti Roland Bejko, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës 12 mijë e 398 vota”, u shpreh Celibashi.

Në Tirane, Erion Veliaj u konfirmua për një mandat te trete me një diference te thelle me mbi 58 mije vota duke lëne pas 5 rivalet e tij ndërsa sfidantin e tij demokrat Belind Këlliçi arriti ta munde edhe në lagjen e tij Myslym Shyri, si dhe në zonat ku foltorja kishte pritshmëri, si Kombinati, Astiri, dhe 5 maji.

Jo vetëm Bashkinë e kryeqytetit, socialistet morën shumicën e artë të 34 mandateve edhe në Këshillin Bashkiak, duke shuar ne këtë mënyrë shpresat e Sali Berishës dhe Ilir Metës për kontrollin parlamentit vendor te Tiranës.

Surpriza nuk pati as në Durrës ku socialistet do te drejtojnë qytetin bregdetar edhe për 4 vite te tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat