Vrasja e Arjan Gosës/ Policia ofron 10 mijë euro për këdo që jep informacion për kapjen e autorit

Shqipëria

Vrasja e Arjan Gosës/ Policia ofron 10 mijë euro për këdo që jep informacion për kapjen e autorit

Më: 21 maj 2023 Në ora: 23:59
Foto nga vendngjarja

Policia ofron 10 mijë euro për këdo që jep informacion për kapjen e Habib Rexhës, autorit të dyshuar të vrasjes së Arjan Gosës sot në Kavajë. Arsyeja e vrasjes dyshohet të jetë hakmarrja.

Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, që u vra disa muaj më parë nga vëllai i Arjan Gosës, Edmond Gosa.

“Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat