“1 punonjës shqiptar punon sa 2 të huaj”, ekspertja krahason vlerën e produktivitetit dhe del me thirrjen e fortë ndaj bizneseve

Shqipëria

“1 punonjës shqiptar punon sa 2 të huaj”, ekspertja krahason vlerën e produktivitetit dhe del me thirrjen e fortë ndaj bizneseve

Më: 22 maj 2023 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Kumrie Zika, ekspertja e punësimit është shprehur se një punonjës në Shqipëri punon sa dy të huaj.

Gjatë një interviste ajo tha se produktiviteti i një punonjësi shqiptar është sa për dy persona pavarësisht pagës që merr.

Ajo pati një thirrje për bizneset duke thënë se këto të fundit duhet të mbështesin punonjësin vendas.

“Produktiviteti i një punonjësi shqiptar matet me dy punonjës të huaj. Të huajt punojnë më me ngadalë. Mund të jenë të njëjtën pagë por një punonjës shqiptar punon sa dy të huaj. Bizneset duhet të mbështesin punonjësin vendas”- tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat