“Ceremonia e Defender Europe 23”, Rama: Shqipëria në nivelin më të lartë të respektit ndërkombëtar

Shqipëria

“Ceremonia e Defender Europe 23”, Rama: Shqipëria në nivelin më të lartë të respektit ndërkombëtar

Më: 22 maj 2023 Në ora: 10:39
Edi Rama

Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lart në nivelin e respektit ndërkombëtar, sot e ulur në tryezën e këshillit të sigurimit krah për krah SHBA si bashkëpenëmbajtëse për çështjen e Ukrainës.

Ajo merr një profil dhe rol që jo vetëm e ngarkon me përgjegjësi të jashtëzakonshme por e vë në duke se çfarë pjekurie ka rritur vendi ynë.

Të gjithë së bashku jemi të imponuar nga historia jonë nga ardhmëria jonë që të funksionojmë me unitet të plotë, vitin e shkuar erdhi lajmi i mirë nga komanda për ngritjen e shtabit të forcave operacionale, çka dëshmon se Shqipëria mbetet jo vetëm një aleat i besueshëm dhe i fortë i SHBA dhe i NATO-s, por në të njëjtën kohë që bëhet akoma dhe një pikë e rëndësishme referimi.

Me aeroportin e Kuçovës që së shpejti do të jetë në funksionim si bazë e re e NATO-s, me portin që do të jetë një komponent. Falënderim të posaçëm për të gjithë ju që jeni angazhuar në këtë stërvitje mirënjohje dhe respekt për aleatët strategjikë ju uroj çdo të mirë dhe vetëm sukses në këtë përpjekje të përbashkët për diçka që është më e madhe se ne dhe pa të cilën që do të ishim ata që kemi kërkuar gjithmonë të jemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat