Balla thirrje opozitës: Të ulemi të diskutojmë ndryshimet e nevojshme ligjore në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Shqipëria

Balla thirrje opozitës: Të ulemi të diskutojmë ndryshimet e nevojshme ligjore në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Më: 22 maj 2023 Në ora: 12:55
Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në një daljë për mediat i ka bërë thirrje opozitës që të pranojnë të ulen të dyja Grupet Parlamentare dhe të miratojnë ndryshimet e nevojshme ligjore në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Balla në fjalën e tij ka theksuar se në Kuvendin e Shqipërisë po punohet për një paketë ndryshimesh në disa ligje që janë pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi.

Prej disa muajsh në Kuvendin e Shqipërisë po punohet për një paketë ndryshimesh në disa ligje që janë pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi që lidhen me disa përmirësime ose rregullime. Shpresoj e besoj që ne si shumicë të kemi mundësi të ulemi me opozitën për të diskutuar si dhe të mos vonohemi dhe të shkojmë t’i votojmë për sa kohë që shumica e ligjeve në këtë paketë kërkojnë shumicë të cilësuar me 3/5 e votave”.

Balla gjithashtu ka nënvizuar se edhe Kuvendi do të ndërhyjë për të përmirësuar kuadrin ligjor, si dhe theksoi se kush e jep votën për diçka të mirë, për diçka të Shqipërisë nuk quhet tradhëti.

Të gjithë mendojnë që janë çështje të cilat duhen bërë dhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të ndërhyjë për t`i përmirësuar kuadrin ligjor dhe unë e kuptoj që meraku juaj është që çdo votë që mund të japë opozita për një çështje të caktuar të interpretohet si tradhëti e brendshme brenda idealeve të ashtëquajtura të opozitës. Unë mendoj që kush e jep votën për diçka të mirë, për diçka të Shqipërisë nuk është tradhti, por është kontribut për Shqipërinë Europiane”.

Balla foli edhe për Avokatin e Popullit, ku ka theksuar se është shumë e rëndësishme që Avokati i Popullit të mos jetë një figurë aktive në jetën politike.

Ne na duhet një Avokat Populli siç na e përcakton Kushtetuta, një Avokat Populli i cili duhet të jetë i paanshëm politikisht. Arsyeja se përse kemi refuzuar një kandidaturë e cila ngeli si kandidatura e vetme në procesin e fundit të zhvilluar në këtë çështje në Kuvendin e Shqipërisë, ishte qartazi sepse ne nuk mund të votonim Avokatin e Partisë Demokratike si Avokatin e Popullit. Përsa kohë që kemi zgjedhur këtë standard në procesin e zhvilluar deri më tani dhe mendoj që në këtë parim duhet ta ruajmë. Ne duhet që t`i japim vendit një Avokat Populli i cili të jetë një personalitet në fushën që mbulon një Avokat Populli dhe të mos jetë aktiv në jetën politike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat